Tjetër video kërcënuese e IS: Do t'i këpusim kokat e të gjithëve që vijnë këtu

"Prinsi. Edhe ne po presim", kështu titullohet një video e cila shfaq një militant të ISIS-it, duke dhënë mesazhe kërcënuese.Militanti quhet Abu Abdulla, ndërsa përmes një video nëntë minutash kërcënon se do masakrojnë çdo ushtar që guxon të shkojë në Siri e Irak."Ne do t'i këpusim kokat e të gjithë amerikanëve, francezëve, të secilit që do të guxoni ta sillni këtu", janë fjalët e xhihadistit Abdulla.Xhihadisti, mendohet të jetë britanik ndërsa në video është i shoqëruar nga një ushtar francez dhe gjerman."Ne do t'ua marrim të gjithë armatimin si plaçkë dhe të gjithë këta njerëz do të vdesin. Nuk e kemi problem të dredhim gjak.Kështu që, provojeni, provojeni dhe ejani dhe ne do t'ju vrasim të gjithëve", thotë ndër të tjera xhihadisti në video.