Serbi-Shqipëri, fajin e ka UEFA? Fotot dhe Videot tregojnë çfarë bëri Serbia

Kur mbeten 5 ditë nga zbardhja e vendimit të UEFA për atë se çfarë ndodhi në ndeshjen Serbi-Shqipëri, mediat ndërkombëtare ngrenë një pikëpyetje në lidhje me ndeshjen , e cila degjeneroi në dhunë nga ana e tifozëve serbe dhe si pasojë ndeshja u ndërpre.Pyetja që ngrenë The Washington Post dhe gazeta italiane Toscana News është: Pse e lejoi UEFA që të luhet një ndeshje e tillë, kur i kanë ditur marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve, për shkak të Kosovës?Gazetarja e Thë The Washington Post Marissa Payne i dedikon një analizë dhunës së ndodhur dje në Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Duke marrë për shembull sjelljen e UEFA-së për rastet e Armenisë dhe Azerbajxhanit, shtete të cilat kanë zhvilluar një luftë për çështjen territoriale të rajonit Nagorno-Karabakh. UEFA kishte ndryshuar shortin, njësoj sikurse edhe për Gjibraltarin dhe Spanjën, që kanë një konflikt territorial prej shekujsh. Gazetarja amerikane pyet me të drejtë se përse UEFA nuk bëri të njëjtën gjë edhe me rastin Serbi-Shqipëri?"Është e sigurt që zyrtarët e UEFA-s kanë qenë në dijeni të luftës 78-ditore të NATO-së për çlirimin e Kosovës në vitet 90-të, një territor që tanimë njihet nga shumë vende të Botës, ndërsa Serbia pretendon të jetë i saji. Eshtë një territor – thotë gazetarja e cila më pas shprehet se edhe vendet organizuese të ndeshjeve duhet të kishin reaguar – që banohet nga më së shumti shqiptarë etnik, përfshirë këtu edhe nga lojtarë të përfaqësueses së Shqipërisë.ttp://sport.albeu.com/kryetitull/washington-post-pse-e-lejoi-uefa-perballjen-serbi-shqiperi/173778/jë numër mjaft i vogël përkrahës të kombëtares shqiptare ia dolën të ishin të pranishëm në stadiumin e Beogradit, por edhe për këtë numër të vogël, të cilët kryesisht ishin të akomoduar në tribunën VIP, autoritetet serbe vendosën rregulla të veçanta: pa flamuj dhe pa simbole shqiptare, në rast të kundërt ata do të arrestoheshin menjëherë. Një kusht i padëgjuar ndonjëherë. Të vetmit flamuj shqiptarë ishin ata të cilët mbaheshin nga tifozët serbë, të cilët i vunë flakën, pavarësisht se UEFA dhe FIFA e dënon rrept këtë akt. Flamuri zyrtar, i cili është vendosur së bashku me flamurin e Serbisë, të UEFA-s dhe FIFA-s u fsheh.Në video momente gjatë ndeshjesFOTO-Ja disa nga momentet gjatë lojës[caption id="attachment_402497" align="alignnone" width="640"]serbi shqiperi flamuri shqiptar i fshehur Në foto: Flamuri shqiptar, i fshehur[/caption]Para fillimit të ndeshjes, huliganët serbë djegin flamurin e NATO-s, ku Shqipëria është anëtare nga 2009-të, ndërsa më pas edhe flamuj kuqezi. Në kor është thirrur “vrisni shqiptarët” dhe kjo ka ndodhur para mbërritjes së mjetit fluturues. Himni shqiptar është fishkëllyer në kor, aq sa nuk është dëgjuar fare, pavarësisht se lojtarët u përpoqën ta këndonin me zë të lartë atë. Gjatë gjithë minutave të luajtura në fushë hidheshin fishekzjarre nga tifozët vendas. Në një moment gjyqtari Atkinson u detyrua të ndërpriste ndeshjen për të larguar fishekzjarret nga fusha dhe për të qetësuar tifozët.[caption id="attachment_402498" align="alignnone" width="640"]serbi shqiperi digjet flamuri i nato-s Në foto: Uliganët serbë duke djegur flamurin e NATO-s[/caption][caption id="attachment_402499" align="alignnone" width="640"]serbi shqiperi, kosova eshte serbi Në foto: Minuta 0:08, Një flamur ku shkruhet; "Kosova është Serbi"[/caption][caption id="attachment_402500" align="alignnone" width="640"]serbi shqiperi 1 Në foto: Minuta 41:16, Fishekzjarre të hedhur në fushë nga tifozët serbe[/caption][caption id="attachment_402501" align="alignnone" width="640"]serbi shqiperi lojtaret Në foto: Minuta 35:25, Lojtarët serbe duke u përpjekur të qetësojnë tifozët, arbitri ndërpret lojën[/caption][caption id="attachment_402504" align="alignnone" width="640"]serbi shqiperi 3 Në foto: Porta e stadiumit është e hapur, tifozët hyjnë në fushë[/caption][caption id="attachment_402513" align="alignnone" width="640"]ngrihet flamuri i greqise Në foto: Në minutën 24:33 ngrihet flamuri grek, për të treguar antishqiptarizmin[/caption][caption id="attachment_402516" align="alignnone" width="640"]bombe ne drejtim te agollit Në foto: Minuta 35:11 Bombë tymuese në drejtim të Agollit[/caption][caption id="attachment_402519" align="alignnone" width="640"]shishe ne drejtim te Balajt Në foto: Minuta 45:45, shishe në drejtim të Balajt[/caption][caption id="attachment_402520" align="alignnone" width="640"]tifozet hyjne ne fushe Në foto: Minuta e 40:58, tifozët serbë tentojnë të hyjnë në fushë[/caption][caption id="attachment_402523" align="alignnone" width="640"]vjen helikopteri Në foto: Minuta 41:57, mbi stadium shikohet një dron[/caption][caption id="attachment_402524" align="alignnone" width="640"]ivanovic Në foto: Ivanovic dhe grupi i tij, te mbuluar ne fytyre hyjne ne fushe[/caption][caption id="attachment_402525" align="alignnone" width="640"]gjuajte me grushta Në foto: Një administrator i skuadrës së Serbisë gjuan Lorik Canën[/caption]ex/oranews.tv/