Rubik, 15 fëmijë në protestë ndaj drejtores dhe...3 kilometrave çdo ditë

Rubik - Janë 15 fëmijë , që për çdo ditë  iu duhet të përshkojnë 3 km rrugë me këmbët e tyre të vogla, vetëm për të shkuar në mësim. Sikur të mos mjaftonte kjo rraskapitje,  fëmijët duhet të përballen edhe me dhunën fizike dhe psikologjike që ushtron drejtoresha e shkollës mbi ta, vetëm e vetëm sepse nxënësit guxuan për të kërkuar të drejtat e tyre.Duke mos gjetur zgjidhje tjetër, 15 nxënës të shkollës 9-vjeçare "Kol Toma" në fshatin Rreja-Vele në Rubik të Mirditës, kanë bojkotuar mësimin prej 4 ditësh në shenjë proteste ndaj drejtoreshës së shkollës, Albana Prengës.Nxënësit dhe prindërit e tyre kërkojnë që të vendoset një furgon për transport, pasi në këtë mënyrë është e pamundur që ata të frekuentojnë mësimin në shkollë, por sipas tyre, drejtoresha e shkollës i ka dhunuar dhe ofenduar, pasi i paraqitën asaj, kërkesat e tyre.Një nxënëse tregon: “Në ditët me shi ne lagemi krejtësisht dhe duhet të rrimë këtu gjithë ditën të lagur e kemi ftohtë. Sëmuremi. Drejtoresha gjithmonë qeshte. Ditën e parë që ne dolëm në protestë vazhdonte të qeshte. Ka dhunuar shokun tim të bankës, e ka rrahur. Ne kërkojmë drejtësi: Të na vënë furgonin, të na vënë pastruese, të rregullojnë banjën, se kjo shkollë është skandaloze.”Një tjetër nxënës rrëfen se në ditët me shi është shumë e vështirë. Personalisht mua më ka dhunuar. Edhe disa të tjerë.”Protesta e nxënësve është mbështetur edhe nga mësuesi i kësaj shkolle Gjovalin Gjini, sipas të cilit shteti duhet të gjejë një zgjidhje, pasi këta fëmijë e kanë të pamundur që të frekuentojnë shkollën.“I ka hipur në mendje se mund të na dhunojë edhe ne, të na “hyjë" ndonjë ditë edhe ne mësuesve, - tha Gjini  - se me thënë të drejtën është e paaftë për ta drejtuar këtë shkollë. Niveli i dobët që ka. Nuk e ka mendjen. Në orën 8 vjen këtu e në orën 10 e ke këtu, tek furgoni, ikën poshtë."E kontaktuar nga “Ora News”, drejtorja e shkollës, Albana Prenga, nuk pranoi të prononcohej, ndërsa i ka mohuar akuzat e ngritura nga nxënësit dhe prindërit ndaj saj.Nga ana tjetër drejtori i Zyrës Arsimore në Rrëshen, Gëzim Kaçorri, thase është e pamundur vendosja e linjes së transportit në këtë zonë për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore. Sipas tij, në lidhje me dhunën që ushtron drejtorja e shkollës ndaj këtyre fëmijëve, nuk ka patur ndonjë ankese nga prindërit pranë Zyrës Arsimore, por ai ka deklaruar se këto akuza do të verifikohen."Do të shkoj të marr vetë kontakt me nxënësit, mësuesit dhe prindërit e këtij komuniteti, - tha Kaçorri. - Do të verifikoj situatën reale në atë shkollë dhe nëse do të rezultojë e vërtetë, në bazë të rregullave dhe ligjeve të funksionimit të arsimit, do të merren edhe masat."Fshati Rraja-Velë në Bashkinë Rubik është një zonë malore ku gjatë stinës së dimrit, lëvizja është tepër e vështirë, ndërsa 15 fëmijët, që iu duhet të rraskapiten 3 km çdo ditë për të shkuar në shkollë në diell e në shi, kërkojnë një zgjidhje për ta ndjekur dhe ata shkollën, në kushte normale, si bashkëmoshatarët e tyre.ar.sh/Oranews.tv[caption id="attachment_402797" align="alignleft" width="640"]Shkolla "Kol Toma" në protestë Shkolla "Kol Toma" në protestë[/caption][caption id="attachment_402798" align="alignleft" width="640"]4 Shkolla "Kol Toma" në protestë[/caption][caption id="attachment_402807" align="alignleft" width="640"]00 Kreu i Zyrës Arsimore në Rrëshen, Gëzim Kaçorri[/caption][caption id="attachment_402801" align="alignleft" width="974"]7 Ambientet e brendshme të shkollës[/caption]5 6 8 9 12 3444 rubik1