Kriza në lindje të Ukrainës, Putin takon Proshenkon në samititn e Milanos
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është takuar me homologun e tij të Ukrainës Petro Poroshenko dhe udhëheqësit kryesorë të BE-së në Milano për të diskutuar krizën në lindje të Ukrainës.Udhëheqësit e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë pritet t’i bëjnë presion Putin për të bërë më shumë në dhënien fund të luftimeve në lindje. Ata akuzojnë Rusinë për armatosjen e rebelëve separatistë dhe dërgimin e trupave ruse në Ukrainë, por Moska e ka mohuar sistematikisht këtë akuzë.Në takimin mes Putin dhe Poroshenkos do të jetë Kryeministri britanik David Cameron, presidenti francez Francois Hollande, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri Italian Matteo Renzi.Poroshenko u takua me kancelaren Merkel përpara bisedimeve të së premtes, duke shprehur keqardhjen për mos abatimin e shumë pikave të planit të paqes, miratuar në Mins të Bjellorusisë muajin e klauar. Merkel tha se ishte "para së gjithash" përgjegjësia e Rusisë për të siguruar nëse plani është zbatuar apo jo.Duke folur përpara samitit, Putin theksoi se ai nuk do të shantazhohet nga BE dhe SHBA për krizën në Ukrainë. Udhëheqësi rus paralajmëroi se mosmarrëveshjet mes fuqive të mëdha bërthamore duhen zgjidhur për stabilitetin strategjik, dekalratë e cila ëshët parë si referencë e drejtpërdretë ndaj presidentit amerikan obama.Në Milano, Putin gjithashtu pritet të diskutojë furnizimet me gazin rus në Evropë. Shumica e gazit është shpërndarë nëpërmjet Ukrainës. Udhëheqësit uropianë dhe aziatikë u mblodhën në Milano të enjten mbrëma në një darkë gala, pas ditës së parë të takimit dy-ditor. Njëzet e shtatë krerët e vendeve evropiane dhe komisionit Evropian marrin pjesë në takim, ku së bahsku me 16 udhëheqësit aziatikë po diksutojnë prblemet finnaciare globale.