Dilema e Serbisë nën drejtimin e autoritarit Vuçiç: Rusinë apo Europën?

Nën drejtimin e Aleksandër Vuçiçit, Kryeministrit të ri, Serbia gjendet mes ambicieve europiane dhe animit të tij për nga autokracia. Dilemat e Serbisë u konfirmuan më së miri gjatë vizitës së Presidentit rus, Vladimir Putin.Synimi strategjik i Serbisë është anëtarësimi në Bashkimin Europian, por gjithsesi ajo nuk pranon të zbatojë sanksionet që BE i ka vënë Rusisë, aleates tradicionale të saj.Aq të lidhur janë dy vendet, sa që për t'u përshtatur me axhendën e Putinit, parada për festimet e 70-vjetorit të çlirimit u spostua katër ditë para.E ndërsa avionët luftarakë kalonin mbi kokat e të pranishmëve, në Beograd kishte shpërthyer Putinomania, me bluza e suvenire me parrulla "Kosova është Serbi dhe Krimea është Rusi".Edhe trajtimi që Vuçiç i bën mediave në vend ka pak ngjyrime ruse. Gazetarët dhe njerëzit kanë frikë të shkruajnë, apo të flasin për shkak të shërbimit informative që i përgjon.Një spektakël mjaft popullor televiziv është anulluar dhe gjithkush që guxon të kritikojë Kryeministrin rrezikon që të linçohet nga tabloidët që i qendrojnë besnikë.Sipas Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur Serbë, shtypi i lirë dhe kritika po vdes në median serbe, ndërsa gazetaria investigative ka vdekur plotësisht. Gazetarët praktikojnë vetëçensurën, ndërsa faqet e ineternetit opozitare sulmohen nga hakersat.Vuçiç u bë Kryeministër pasi fitoi bindshëm zgjedhjet e marsit të kaluar. Që atëherë ai është bërë autoritar, madje një herë është filmuar duke i thënë Ministrave të tij që ta mbyllnin gojën.Megjithatë, njerëzve duket se iu pëlqen kjo gjë dhe do ta rivotonin. Pavarësisht se ekonomia po tregon shenja reçesioni, pavarësisht se janë planifikuar shkurtime në sektorin publik dhe ulje të pensioneve.Pas takimit të së mërkurës Vuçiç ka një arsye më shumë për të mbajtur marrëdhënie të mira me Putinin.Sipas vetë deklaratës së tij ekzistonte mundësia që dy vendet të nënshkruajnë një marrëveshje për një eksportimin në Rusi të një kuotë të caktuar makinash Fiat që prodhohen në Serbi, sigurisht nëse kjo kategori produktesh futet në listën e përfshirë në marrëveshjen e tregtisë së lirë mes dy vendeve.Kjo mund të sjellë një shtysë të madhe për ekonominë e Serbisë, ku eksportimi i makinave Fiat zë një vend kryesor. Fabrika e Fiat-it në Kragujevac, në të cilën 67% të aksioneve e zotëron firma italiane dhe 33% shteti serb, ka nevojë për një treg të ri në lindje, pasi perëndimi duket i tejngopur.Një tjetër projekt i rëndësishëm që e mban Serbinë me sytë nga nëna Rusi është edhe projekti i transportit të gazit në Europë, South Stream, i cili do të sigurojë për vendin më shumë se 2 miliardë euro në formën e investimeve.Vetë Putini e konfirmoi, duke thënë se në këtë mënyrë investimet totale të Rusisë në Serbi kanë kaluar 3 miliardë dollarë, të investuar në sektorë kyç, si energjitika dhe transporti, kryesisht ai hekurudhor.Por Vuçiç duhet të mbajë të lumtur edhe zyrtarët në Bruksel dhe sigurisht që duhet të luajë rolin e promotorit të stabilitetit në rrajon.Pas incidenteve në ndeshjen e së martës duket se edhe vizita e shumëpritur e Kryeministrit shqiptar në Beograd është në dyshim, çka do të ishte pa dyshim negative edhe për Serbinë.Bashkimi Europian me siguri ka mbetur i kënaqur që në fund të shtatorit qeveria vendosi 7000 forca policie për të siguruar mbarëvajtjen e paradës së homoseksualëve, ku merrnin pjesë vetëm 1000 vetë.Por sidoqoftë kritikët e qeverisë nuk ngrenë pyetjen se sa autoritar është Vuçiç, por a është demokrat?