Hacker-at serbë sulmojnë faqen e Universitetit të Shkodrës

Shkodër-Dy ditë pas dhunës së ushtruar në stadiumin e Partizanit në Beograd, Hacker-at serbë kanë zulmuar faqen zyrtare e Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" unishk.edu.al.Sipas një njoftimi të Universitet të Shkodrës, kjo është një ngjarje e rëndë provokative ndaj një institucioni të arsimit të lartë.Në njoftimin thuhet:“Shfaqje të tilla të nacionalizmit përbëjnë një akt të shëmtuar dhe dëmtojnë marrëdhëniet e mira që universiteti ynë ka ndërtuar prej shumë vitesh me universitete të rajonit.Ne po punojmë për ta kthyer faqen unishk.edu.al në gjendjen normale.”