Reagon Federata Serbe e Futbollit: Akt terrorist nga tifozët shqiptarë
Federata Serbe e Futbollit ka lëshuar një deklaratë për shtyp ku dënon sjelljen provokuese të shqiptarëve jo vetëm ndaj serbëve, por edhe malazezëve, maqedonasve dhe grekëve, pasi flamuri me hartën e Shqipërisë etnike përmbante territore të këtyre shteteve.Federata Serbe thekson se droni fluturoi mbi fushë nga jashtë stadiumit. Edhe pse rezultati i takimit ishte 0-0 dhe Shqipëria sapo kishte humbur dy raste për gol, Federata Serbe thekson se ndërprerja e ardhur për shkak të veprimeve të paprshtatshme të lojtarëve shqiptarë i hoqi mundësinë skuadrës vendase që të tregojë superioritetin e saj në aspektin sportiv.Sipas palës serbe, Mitroviç, lojtari që kapi flamurin, filloi ta mbështillte në maksimumin e qetësië para se të sulmohej nga lojtarët shqiptarë, çka solli edhe përshkallëzimin e situatës.Federata falenderon tifozët e shumtë serbë që qendruan në vendet e tyre dhe paralajmëroi se do të ngrejë akuza për ata që hynë në fushë.Federata Serbe shton në deklaratë se ajo i ofroi palës shqiptare tre mundësi për të zhvilluar takimin: të luhej normalisht, pasi gjyqtari dhe zyrtarët e aprovuan këtë mundësi, të luhej pa tifozë, dhe të luhej një ditë më pas.Por të tre mundësitë u refuzuan nga pala shqiptare."Skuadra jonë doli në fushë për të treguar vullnetin për të vazhduar, por shqiptarët nuk e bënë këtë. Prandaj ata janë përgjegjës për ndërprerjen e ndeshjes dhe ne duhet ta fitojmë në tavolinë takimin 3-0".