Kombëtarja vjen në atdhe priten si heronj, Duka: Ndeshja u rrënua nga serbët, De Biasi: Eksperiencë dramatike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2014, 01:14
Në orën 03: 20 minuta avioni i cili solli kombëtaren shqiptare nga Beogradi zbriti në aeroportin Nënë Tereza në TiranëAty u prit nga mijëra tifozë të kombëtares të cilët udhëtuan drejt Rinasit në pritje të kombëtares së futbollit. Edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe zv/kryeministri Niko Peleshi dolën të presin në aeroport. Ndërsa Rama u gjend pranë kombëtares me një postim:Avioni ishte parashikuar të vinte ne orën 01:30 ka mbërritur 2 orë me vonesë.[poll id="36"]Duka: Ndeshja u rrënua nga serbët, De Biasi: Eksperiencë dramatikeNë konferencën për median me të zbritur në aeroportin Nënë Tereza, në orën 04:00 të 15 tetorit, Presidenti i Federatës së Futbollit Shqiptar Armando Duka tha se sot nuk ka fituar loja e futbollit por se ndeshja u rrënua nga serbët
“ Jemi të lodhur dhe të emocionuar. Nuk ka fituar loja e futbollit. Ne respektuam të gjitha rregullat që kërkon loja ne shkuam të përfaqësojmë kombin. Ata e rrënuan dhe e dëmtuan shumë lojën e tyre në Beograd. Më vjen keq që nuk arritëm të bëjmë lojën 90 minuta. Besoni, ka qenë e pamundur të zhvillohej loja në ato kushte” tha ai.
Për trajnerin de Biasi “ishte një eksperiencë dramatike”. “Besoj se problemi më i madh kishte të bënte dhe me tifozët. Ishte një histori e trishtuar'
Cana: Luajtëm me kokën lart. Me Serbinë të normalizojmë marrëdhëniet, i kemi fqinj
Kapiteni i Kombëtares Lorik Cana thotë se për 40 minutat në fushën e Stadiumit të Beogradit kombëtarja ka qenë me kokën lart dhe ka bërë një punë të mirë.“Kemi qenë me kokë lart dhe kemi bërë një punë të mirë për 40 minuta” tha Cana në konferencën për shtyp të organizuar në aeroportin Nënë Tereza me të zbritur nga avioni që i solli nga Serbia rreth orës 03: 30 minuta të 15 tetorit.Cana tregon momentet e vështira në fushë.“U gjetëm të rrethuar jo vetëm nga tifozët por dhe nga forcat e sigurisë së stadiumit dhe vendosëm të futeshim në dhomën e zhveshjes. Në momentin kur i pamë të lënduar fizikisht por dhe moralisht kërkuam ndërprerjen e lojës. Jemi munduar ta mbajmë kokën lart në mënyrë sa më të denjë. Ne u mbrojtëm”Cana jep dhe një apel për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.“Shpresojmë që ajo që na ndodhi nuk duhet të ndodhë. Nuk është imazh i mirë. Duhet që raportet mes dy vendeve të normalizohen. Duhet të kemi marrëdhënie të mira pasi i kemi fqinj”Cana vlerëson se marrëdhëniet mes dy federatave kanë qenë shumë të mira. “Edhe me Ivanovic dhe me shumicën e anëtarëve të ekipit serb ishin të trishtuar për atë që ndodhi”Sa i takon ndërprerjes së lojës Cana tha: UEFA na pyeti a jeni ju në gjëndje të vazhdoni ndeshjen? Ne i kemi thënë nuk jemi në gjëndje. Morëm një vendim unanim pasi pamë që disa futbollistë ishin lënduar.“Taulant Xhaka ka një goditje të enjtur tek hunda dhe nuk e ka mirë shikimin. Por lojtarët tanë ishin dhe të dëmtuar fizikisht por edhe moralisht”Duka flet per Ora News nga Beogradi Pak pas mesnatës në një lidhje telefonike për "Ora Sport" Presidenti i i Federatës Shqiptare Armando Duka i konfirmoi moderatorit të Ora News, Gert Carcani se ai sëbashku me ekipin kombëtar kishin hipur në autobus dhe po linin stadiumin e Beogradit për t'u nisur drejt aeroportit. Ata qëndruan për gati 2 orë të ngujuar në dhomat e zhveshjes në stadium."Jam shumë i stresuar dhe nuk mund të prononcohem më gjatë. Mund t'iu them se po përgatitemi për t'u nisur drejt aeroportit të Beogradit dhe më pas të kthehemi në Shqipëri", u shpreh Duka.Ndërkohë janë të shumtë tifozët e kombëtares të cilët kanë udhëtuar drejt Rinasit në pritje të kombëtares së futbollit. Të organizuar kryesisht nga rrjetet sociale ata janë nisur drejt aeroportit pasi është mësuar se skuadra do të niset nga Beogradi.Alban Bushi: U goditëm nga policia serbe në tunelNë orën 01: 40 minuta të mëngjesit të 5 tetorit Alban Bushi deklaroi në një lidhje telefonike për Ora News tha se ishin në aeroportin e Beogradit i cili ishte i rrethuar nga policia.Bushi konfirmon se ishte ishin goditur nga policët serbë edhe në tunel. Bushi thotë se duhet të dënohen dhe lojarët serbë. Bushi thotë se Shqipëria do të marrë 3 pikët në tavolinë.