Agjensia serbe e lajmeve Tanjug: Lojtarët shqiptarët “nderohen” me thirrje fyese

Beograd – Agjensia Shtetërore e Lajmeve të Serbisë, Tanjug, shkruan se “disa orë para ndeshje së futbollit mdërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian, para stadiumi “ Partizani” ka një atmosferë të qetë, por ka një numër të madh të forcave të policisë.Tifozë të shumtë serbë janë duke u mbledhur në stadium, me incidentente të vogla.Lojtarët e ekipit kombëtar të Serbisë, i cili arriti me autobus në vendin e lojës, u përshëndetën nga tifozët me duartrokitje të stuhishme.Kur arriti autobusi me ekipin e Shqipërisë, lojtarët "u nderuan" me fishkëllima dhe britma fyese, por pa incidente të mëdha.”ar.sh/Oranews.tv