Putin mbërrin në Beograd, ringjallen lidhjet e vjetra ruso-serbe
Serbi - Beogradi është kthyer në qendër të vëmendjes së Europës sot me rastin e vizitës së Presidentit rus, Vladimir Putin. Vizita e Putinit vjen në një çast vendimtar për fatet e vendit, që gjendet mes Bashkimit Europian dhe Rusisë.Presidenti rus Vladimir Putin ka zbritur nga avioni i tij presidencial pak pas mesditës në aeroportin e Beogradit "Nikola Tesla", ku është pritur në mënyrë festive nga dy kolona ushtarësh të Gardës së Serbisë dhe është mirëpritur nga Presidenti i Republikës Tomislav Nikoliç.Shumë serbë duan anëtarësimin në BE, e po aq shumë ndihen të lidhur me Rusinë, emocionalisht e kulturalisht.Por fatkeqësisht për ta, duket e pamundur që të mbajnë lidhje të barazvlefshme nga të dy krahët. E ndoshta prioritetet e qeverisë së Beogradit janë më të qarta tani, pasi është marrë vesh se parada ushtarake për të festuar përvjetorin e 70-të të çlirimit të vendit, është programuar më 16 tetor, katër ditë para datës origjinale, për të bërë të mundur që në të të ishte i pranishëm edhe Putin.Ai ka vendosur të bëjë këtë ndalesë të shkurtër në Beograd para se të marrë pjesë në një samit në Milano dhe axhenda e tij ka bërë që kalendari i aktivitetit të ndryshohej.Që kur u vizita e tij u njoftua në fillim të muajit, nëpër kryeqytetin e Serbisë janë shfaqur shenja në mbështetje të Rusisë, si shkrimi i emrit "Rusi" me gërma cirilike në murin e një godine apo flamuri i Shën Andreas, që simbolizon lëvizjen separatist ruse në Ukrainë, në një tjetër.Por nuk kanë munguar as parrullat kundër presidentit rus, si "Putini po ju vëzhgon". Veçanërisht e rëndë është ideja se ndërkohë që ushtarët rusë vazhdojnë të luftojnë në lindje të Ukrainës, Putin do të përshëndesë paradën e tankeve, avionëve dhe 4500 ushtarëve serbë.Beogradi ka pothuaj 30 vjet që nuk bëhet skenë e një parade ushtarake; e fundit është kryer nga ish-Jugosllavia në 1985-ën e largët. Edhe pse në atë kohë ishte një ngjarje e përvitshme pas shpërbërjes së federatës u konsiderua një shpenzim luksi.Ndërsa serbët kanë konfirmuar përmes votimeve të tyre se shohin nga Europa, kriza ekonomike që ka përfshirë bllokun ka vënë në provë entuziazmin e tyre dhe shumë konservatorë e ndiejnë se ndajnë më shumë vlera me rusët se sa me liberalët europianë.Në Novi Sad, 80 kilometra në veri të Beogradit, ka edhe një kafene të hapur me Putinin si tematikë, ku rusofilët mblidhen për të diskutuar mbi pikëpamjet e tyre, ndërsa admirojnë fotografitë e tij nëpër mure dhe dëgjojnë këngë tradicionale ruse si "Kalinka" dhe "Katjusha", të kënduar nga Ushtria e Kuqe.


