Rama: Krenar për Kuqezinjtë, fqinjët lanë nam botërisht. Miqtë në fb: Mos shko në Beograd
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2014, 01:07
Kryeministri shqiptar, Edi Rama duke përgëzuar lojtarët e kombëtares me sjelljen e tyre sportive dhe dinjtare në Beograd, ka shprehur pikëllimin e tij për pritësit, të cilët lejuan incidentet e rënda që çuan në pezullimin e ndeshjes.Në një status të tij në rrjetet sociale, Rama thekson : “Krenar për Kuqezinjtë që për sa pati futboll fituan me lojë e me raste. Keqardhje për fqinjët që lanë nam botërisht me shfaqjen e shëmtuar.
Pas këtij reagimi kanë ardhur dhe shumë komente, shumica e të cilave i kërkonin ta anulonte vizitën në Beograd e parashikuar të zhvillohet më 22 tetor.