Artistët e verbër në koncertin e tyre më 14 tetor në Teatrin Kombëtar

Tiranë -  Artistët e verbër shqiptarë do të interpretojnë në një koncert që do të zhvillohet në 14 tetor në Teatrin Kombëtar, në orën 18:30. Ashtu si dhe artistët e tjerë, që nuk e kanë problemin e tyre, ata do të shpalosin talentin e tyre në këngë, muzikë.Të ftuar në studion e "Ora News" nga gazetari Enkel Demi, dy ditë para Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, Agim Samuri dhe Blerina Shalari, të verbër , por me veçori dhe një talent të veçantë dhe dëshirën për muzikën, e kanë mbushur studion e "Ditë e re" plot me humor.Gjatë bisedës e pyetur për rolin e Shoqatës të së Verbërve dhe kontributin ndaj tyre, Blerina Shalari theksoi:"Ka punuar shumë në drejtim të arsimit dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ne kemi tashmë një bibliotekë sonore me 2200 tituj librash të regjistruar në audio; një nga arritjet më të mira, se nuk besoj se ekziston një bibliotekë e dytë sonore. Shkolla ka qënë një gjë, që ne na e ka ofruar me bujari, duke mos anashkaluar edhe pjesën e konkursit, sepse shumë nga ne kanë hyrë me konkurs në shhkollë," - u shpreh ajo.Ndërsa Agim Samuri, i cili kishte ardhur me djalin e tij,  dha një mesazh sensibilizues lidhur me të verbërit, të cilët në shumicën e rasteve kanë gjetur zgjidhje duke iu përshtatur rrethanave për të bërë një jetë sa më normale."Dua t'ju them njërëzve që të verbërit janë të talentuar,- tha ai, -  vetëm se duhen stimuluar. Të verbërit kanë talente të shumëllojshme. I verbëri mund të jetë jurist, muzikant, shkrimtar, mësues i mirë. Unë e shoh jetën normale dhe rrethi im shoqëror nuk më sheh si të verbër," - tha Sumari.Të ftuar në koncert, për të përformuar përkrah talentëve të verbër, do të jenë këngëtarët e afirmuar si Manjola Nallbani, Bujar Qamili, Era Rusi, Rosela Gjylbeku, Erlind Zeralia si dhe emra të tjerë të njohur.dite e reOranews.tv