Inspirohen motrat prej tij, 'The Lylas' në hapat e Bruno Mars
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2013, 11:11
Bruno Mars duket se ka ingranuar edhe katër motrat e tij pasi, ato po ndjekin hapat e të vëllait duke provuar të arrijnë sukses në muzikë. Ato, kanë formuar një grup të quajtur' The Lylas' dhe sapo kanë lansuar klipin për këngën e tyre të re 'Come Back'.Klipi tre minutë e gjysmë pasqyron motrat, Jamie, Presley, Tiara dhe Tahiti në baladën e tyre të parë.'The Lylas' po mundohen ta arrijnë suksesin e Brunos, emri i vërtetë i të cilit është Peter Hernandez, e që gjithashtu, po e përjeton një vit shumë të suksesshëm.Për momentin, Bruno është i zënë në promovimin e albumit të tij më të ri, 'Unorthodox Jukebox', i cili tashmë ka nxjerr në pah një hit që po pëlqehet tej mase, kënga 'Locked Out of Heaven’.