Ke$ha, dokumentar për jetën e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2013, 11:02
Këngëtarja Ke$ha ka kohë që e ka përmendur dokumentarin e saj, por pastaj e anashkaloi pak, pasi u fokusua në librin e saj dhe në albumin e fundit. Por tani është gati gjithçka.Në këtë dokumentar, këngëtarja do të sjellë jetën e saj në prapaskenë, ashtu siç nuk e ka parë askush deri më tani. Në këtë dokumentar do të shihet Ke$ha gjatë udhëtimeve përreth botës, duke shkruar, incizuar dhe promovuar albumin "Warrior"."Ju ndoshta ma keni dëgjuar zërin në radio, më keni parë në television por ajo është vetëm një pjesë e historisë sime. Me këtë dokumentar unë do të tregojë fotografinë complete të jetës sime. Nuk është aq glamuroze, por është reale", ka thënë këngëtarja për MTV.Dokumentari do të shfaqet premier në muajin prill.