Rihanna bashkëpunim me reperen australiane Iggy
Rihanna asnjëherë nuk ndalet së krijuari muzikë. Edhe pse albumi i saj "Unapologetic" është lansuar në nëntor, RiRi ka vazhduar punën në këngët e reja, dhe një nga to do të jetë në bashkëpunim me reperen australiane, Iggy Azalea."Rihanna e dashuron muzikën dhe dhe çdo herë e më shumë po involvohet në punën dhe krijiimet e reja. Ajo ka 100% kreativitet dhe materialet e reja do ta sjellin krejtësisht ndryshe", tha njëri nga producentët e saj, Marcos Tovar."Ajo ishte në studio me Iggy në fillim të këtij muaji. Ato u takuan me njërin nga kompania Roc Nation dhe Rihanna dukej se e admironte stilin e saj të të kënduarit. Ato definitivisht do të bashkëpunojnë", vazhdoi ai.Së fundmi Rihanna ishte në kopertinën e Rolling Stones, ku dha edhe një intervistë, ku konfirmoi se ajo dhe Chris Brown janë çift.