Ministri i Financave të Italisë: Ekonomia shqiptare po shërohet, sektori energjitik në krizë
Ekonomia shqiptare duket se po shërohet, megjithatë ajo ende operon nën potencialin e saj. Dobësia kryesore mbetet borxhi publik, që kalon mbi 70 përqind të prodhimit të brendshëm bruto ndërsa sektori energjitik mbetet në krizë.Kjo është deklaruar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë italiane, Pier Carlo Padoan gjatë takimit të tridhjetë të komitetit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Duke folur si përgjegjës i këtij komiteti për Shqipërinë, Greqinë, Maltën, Portugalinë, San Marinon dhe Italinë, Padoan ka dekalruar se rritja ekonomike në vendin tonë gjatë gjysmës së parë e 2014 ka ardhur si rezultat i rritjes së vazhdueshme të eksportit dhe të kërkesës të fortë sektorit privat.Ministri i Financave dhe Ekonomisë italiane deklaroi se sistemi financiar i vendit mbetet i mirëkapitalizuar dhe në gjendje të rezistojë ndaj presioneve potenciale që mund të vijnë nga tregu i brendshëm apo ai i huaj.