I riu që shndërrohet në personazhe të famshëm, me anë të make up-it
Gjatë vitit të kaluar, Paolo Ballesteros, është bërë tashmë i njohur për transformimet të tij, me anë të make up-it, duke imituar vip-at.Ballesteros, një artist me produkte kozmetike, studion detajet më të vogla të fytyrës një njerëzve të famshëm dhe përdor fytyrën e tij si bazament për "transformim".Për të kompletuar look-un, Ballesteros vë paruke, frymëzuar nga stili i flokëve të përsonazhit që ka shënjestruar për ta imituar. Në disa raste, ai vendos edhe lente kontakti, në mënyrë që të ngjajë më shumë me të famshmin.Në fotot e mesipërme do të shikoni rezultatet, - në muajt e fundit, - Ballesteros i ka shpërndarë në Istagram, duke bërë veten identik me Marilyn Monroe, Mariah Carey, Audrey Hepburn, Tyra Banks, Nicole Kidman, Nora Aunor dhe shumë të tjera.