Ben Blushi fiton çmimin European Union Prize of Literature

Tirane - “Otello, Arapi i Vlorës” i jep shkrimtarit Ben Blushit çmimin European Union Prize of Literature.Por kjo është hera e parë që ky çmim i jepet një autori shqiptar.Fituesit u shpallën në panairin e librit, në Frankurt “Frankfurt Book Fair”, ndërsa ceremonia zyrtare do të bëhet në Bruksel, më 18 nëntor dhe çmimet do të ndahen nga Komisionerja e BE –së për Kulturën.Konkurimi për këtë çmim është i hapur për vendet që marrin pjesë në “Europe Creative”, një program financimi për sektorët kulturorë dhe krijues të BE –së.Çdo vit, juritë kombëtare në një të tretën e vendeve, -13 juri kësaj here- emërojnë autorët fitues.Çmimi u kushtohet autorëve më të mirë të rinj dhe në fillimet e karrierës së tyre në Evropë, pavarësisht nga vendi i tyre i origjinës apo gjuha."Qëllimi është të prezantohet letërsia më e mirë bashkëkohore e Evropës, të inkurajohen shitjet përtej kufijve dhe t’u jepet shtysë përkthimit, publikimit dhe leximit të letërsisë nga vendet e tjera. Programi i ri i BE-së Creative Europe ofron grante për përkthimin, duke i ndihmuar autorët të tërheqin lexues përtej kufijve kombëtarë dhe gjuhësorë” tha Androulla Vassiliou, Komisionere Evropiane për Arsimin, Kulturën, Shumëgjuhësinë dhe Rininë.otello-arapi-i-vlores-ben-blushi