Nobeli i Kimisë për treshen e shkencëtarëve që ndryshuan mikroskopin

Suedi- Edhe Çmimi Nobel për Kiminë duhet të ndahet mes tre shkencëtarëve. Pas atij për Mjekësinë dhe Fizikën të dhënë repsketivisht të hënën dhe të martën, të mërkurën Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave vlerësoi treshen Erik Betcig, Stefan Hel dhe Uilliam Mërner, për përdorimin e dritës fluoreshente në zmadhimin e rezolucionit të mikrospokëve.Të tre kërkuesit i bashkohen kështu një liste prestigjoze prej 105 fituesish që marrin çmimin që prej vitit 1901. Betcig dhe Mërner janë nënshtetas amerikan, ndërsa Hel është gjerman. Motivacioni i dhënies së çmimit ishte për krijimin e mundësisë së studimit të proceseve molekulare në kohë reale.Mikroskopët optikë, para futjes në përdorim të dritës fluoreshente dhe fosforeshente kanë qenë të kufizuar në studimin e mikrogjallesave, por përdorimi i saj bëri të mundur anashkalimin e kufizimeve."Me dukej vetja sikur ishim në shekullin XIX në fizikë, kështu që mendoja se duhet të kishte një mënyrë për të shmangur këto kufizime. Më dukej se ky ishte i vetmi problem që kishte mbetur pa u zgjidhur për sa i përket mikroskopit", tha profesori Hel, i cili punon në institutin e Kimisë Biofizike, "Max Planck", në Gjermani.