Përdhunoi mbesën 13-vjeçare, kërkohen 35 vjet burg për pedofilin
Prokuroria e Elbasanit kërkon 35 vjet burg për pedofilin që abuzoi seksualisht me mbesën e tij13-vjeçare. Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohet shtetasi Eno E. ka ndodhur në shtator 2013 në fshatin Serres, në Selanik të Greqisë.Sipas hetimit ka rezultuar se i akuzuari ka përfituar nga fakti që ka qenë vetëm me të afërmen e tij të mitur në shtëpi dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzëne motrës, duke e kërcënuar edhe me jetë.Këto fakte janë provuar edhe nga aktet e ekspertimit përkatëse, të realizuara në kuadër të këtij hetimi.Është dashur pak kohë që familjarët e vajzës të mësojnë historinë dhe më pas të bëjnë kallëzim pranë autoriteteve greke në zonën ku jetojnë. Gjithashtu, një kallëzim i tillë është dorëzuar edhe pranë autoriteteteve shqiptare, në qytetin e Elbasanit.Shtetasi i akuzuar, menjëherë pas kryerjes së veprës penale, ka kaluar kufirin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.Pas kallëzimit të familjarëve të të miturës në Elbasan, Prokuroria e këtij qyteti ka nxjerrë urdhër-ndalimin. Arrestimi i Eno. E u bë më 1 shtator të vitit të shkuar.Ndërkaq Prokuroria prezantoi sot pretencën para gjykatës duke kërkuar dënimin maksimal, me 35 vjet burg për të akuzuarin për veprën penale të “marrëdhënieve seksuale me të mitur”.