FBI kërkon ndihmën e publikut për të identifikuar militantët e Shtetit Islamik

SHBA- FBI i ka bërë thirrje publikut amerikn që të identifikojë një njeri të maskuar që me flet me theks amerikano-verior, në një video të lëshuar muajin e kaluar nga Shteti Islamik, drejtuar audiencës së perëndimit.Në një fragment të videos lëshuar nga FBI, personi në fjalë, i maskuar, mban dhe një këllëf revolveri në supe. Ai flet në anglisht dhe arabisht, ndërsa qendron para disa njerëzve të tjerë, të cilët pretendon se janë të burgosur të Shtetit Islamik."Shpresojmë që dikush ta njohë këtë individ dhe të na japë informacione, qoftë edhe të pjesëshme", tha drejtori i njësisë së kundërterrorizmit në FBI, Majkëll Stajnbah, në një deklaratë të lëshuar që të martën."Çdo informacion, sado i vogël, na bën punë". Zyra Federale e Hetimeve i kërkoi gjithashtu publikut ndihmë për identifikimin e qytetarëve amerikanë që shkojnjë për të luftuar jashtë vendit dhe i bashkohen grupeve terroriste, ose që rikthehen në SHBA prej andej.Vendet perëndimore kanë raportuar vazhdimisht për grupime të vogla njerëzish kanë udhëtuar për në Siri për t'iu bashkuar Shtetit Islamik, ku nuk kanë munguardhe videot me makabritete, si prerjet e kokave ndaj pengjeve.Madje muajin e kaluar u miratua edhe një rezolutë që kërkonte marrjen e masave ndëshkimore për personat që luftonin për grupimet terroriste, sidomos për faktin se ata mund të kthehen në vendet e origjinës dhe të kryejnë sulme terroriste.Të martën një sulm i mundshëm i tillë është zbuluar dhe parandaluar nga policia dhe shërbimi secret britanik. Katër meshkuj, në të njëzetat, u arrestuan në Londër, me akuzën se po planifikonin të kryenin një sulm terrorist në LoNdër. Një ditë më parë edhe nëÇikago të Shteteve të Bashkaura, policia arrestoi një 19-vjeçar, i cili po përgatitej për t'u nisur për në Siri për t'iu bashkuar Shtetit Islamik.