Pagesa e demokratëve në bojkot, Braçe: Dieta, jo rrogë. Jozefina s’na i dha

Tiranë- Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh edhe kreu i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe, ka sqaruar lajmin e botuar në median e shkruar se deputetët e Partisë Demokratike paguhen nga taksapaguesit shqiptarë edhe pse janë në bojkot.Përmes një postimi në fb, Braçe thotë se në gjithë këtë histori ka një të vërtetë, por paksa të ndryshme nga ajo që pretendohet. Sipas tij kolegët demokratë nuk marrin rrogën bazë mujore dhe as pagesat e normuara për mbledhjet në Komisione.“Lexova në media se deputetet e PD, pavarësisht se janë në bojkot e nuk paraqiten në Kuvend, marrin 1.2 milion lekë në muaj rrogë.Në fakt e vërteta është pak ndryshe.Deputetet e PD nuk marrin rrogën bazë mujore, deputetët e PD nuk marrin as pagesat e normuara për mbledhjet në Komisione”.Braçe thekson më tej se ligjvënësit demokratë marrin dieta nga Kuvendi vetëm nëse shkojnë në zonat e tyre elektorale.“Deputetet e PD marrin dieta për shkuarjen në zonë, pagesën e caktuar për karburantin dhe pagesën për telefonin.Nga një pikpamje, pavarësisht se nuk vijnë në seance plenare apo Komisione, nëse shkojnë në zonat e tyre elektorale u takon tu paguhen këto shpenzime.Vetëm nëse shkojnë në zonat elektorale!!!E them këtë, edhe pse Jozefina Topalli ne nuk na pagoi kurrë për këto shpenzime, duke shkelur ligj, rregullore e status deputeti”.Në lajmin e publikuar në mediat e shkruara thuhej se deputetët e PD dhe pse po bëjnë më shumë se 2 muaj që kanë bojkotuar Kuvendin, kanë vijuar që të marrin një pjesë të rrogës së tyre. Shkak për këtë është bërë ligji për “Statusin e deputetit”.Sipas lajmit të publikuar, duke qenë se PD nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve dhe në seancat plenare, një pjesë e pagës i është mbajtur por duke i kaluar atyre gjysmën e rrogës, rreth 122 mijë lekë për muajin shtator nga 150 mijë lekë që është rroga e plotë.