Kobani jo shqetësim për SHBA, prioritet ekzekutimi i drejtuesve të IS
SHBA-Në dy ditët e fundit emri i qytetit Kobani është bërë i njohur të gjithë botën.Luftimet vazhdojnë mes forcave kurde dhe militantëve të Shtetit Islamik, dhe duket se këta të fundit do të arrijnë ta pushtojnë plotësisht.Por kjo nuk përbën një shqetësim madhor për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Rrjeti CNN citon një zyrtar të lartë të administratës amerikane që thotë se synimi i sulmeve nuk është shpëtimi i qyteteve por eliminimi i lidershipit të lartë të Shtetit Islamik, si dhe rafinerive të naftës dhe infrastrukturës që do të dobësonte aftësitë e grupimit terrorist për të vepruar, veçanërisht në Irak.Zyrtari tha se shpëtimi i Irakut është një synim më strategjik për arsye të ndryshme, përfshi marrëdhëniet e qeverisë amerikane me atë irakiane.Ndërkohë, gjatë një vizite në një kamp refugjatësh në qytetin juglindor të Turqisë, Gaziantep, Presidenti Recep Tayyip Erdoğan , konfirmoi se Kobani po bie në duart e terroristëve dhe se sulmet ajrore nuk do të mjaftojnë për t'i mposhtur.
"Pa bashkëpunimin me grupet që luftojnë në terren, çështja e ISIS nuk mund të zgjidhet".Erdogan kritikoi perëndimin dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara që nuk po ndihmon aq sa duhet refugjatët nga Siria dhe Iraku, që sipas tij janë rreth 1,5 milionë."Ata vetëm flasin dhe bëjnë rolin e spektatorit. Ndërsa ne kemi shpenzuar 4 miliardë dollarw në Turqi dhe 500 milionë jashtë vendit", u shpreh ai.Ndërkohë, parlameti kanadez aprovoi edhe zyrtarisht të martën me 157 vota pro dhe 134 kundër dërgimin e forcave kanadeze për të luftuar Shtetin Islamik në Irak.Kryeministri Stephen Harper's ishte ai që krkoi të votohej për ndërmarrjen e veprimit edhe pse nuk ishte ligjërisht i detyruar.
Ai konfirmoi se Kanadaja nuk do të dërgojë trupa këmbësorie atje, por vetëm do të mbështeste me sulme ajrore koalicionin e udhëhequr nga SHBA.Gjithashtu Harper’s pranoi se nuk do të ndërmerrte veprime ushtarake në Siri pa marrë aprovimin e plotë të Damaskut.