Selami Xhepa: Të kemi pretendime më të ulëta te xhepi i qytetarit
Tirane- I ftuar në emisionin "Ora Ekonomi" në RTV Ora News, me moderator Besart Kadia, ekonomisti Selami Xhepa analizon të dhënat e buxhetit për tetë mujorin e parë të vitit 2014.Sipas tij fakti që qeveria ka mbledhur 7.2% më pak të tatim-fitimit, pavarësisht se taksa u rrit me 50%, akciza është 14.9% më e ulët, dhe 1.8% më pak nga tatimi personal vjen për shkak të impaktit që ka patur regjimi i ri fiskal në sjelljen e qytetarëve dhe të bizneseve në vend ku ato shohin alternativat dhe për t’u larguar nga vendi.“Njerëzit janë në përgjithësi neutral por ata reagojnë në mënyrë të njëllojtë ndaj incentivave që krijon sistemi ekonomik. Në këtë kuptim politika e rritjes së taksave që u ndoq në Shqipëri, fatkeqësisht nuk arriti në atë performancë që ishte parashikuar si në tatim fitimin dhe në tatimin mbi të ardhurat personale. Pavarsisht propagandimit që ndihmon 95% të shqiptarëve.Në fakt qytetarët ndihmohen duke rritur të ardhurat e tyre reale më shumë sesa duke i mbrojtur nga taksat. Pra qytetarët duhet ti bëjmë që të fitojnë më shumë sesa t'i themi që po i ulim taksat.Së dyti tatimi mbi biznesin, nuk ka realizuar atë performancë që pritej dhe kjo performancë e ulët është si rezultat i politikave fiskale të ndryshuara ku biznese dhe sipërmarrës mundohen të devijojnë nga taksat e larta dhe ky nuk është shqetësim vetëm për investitorët por është shqetësim për ekonominë në tërësi “Sipas Xhepës ne duhet të krijomë prioritete në ekonomi dhe nuk mundet të pretendojmë të ndjekim politika rishpërndarëse në një kohë kur mbetemi akoma një shoqëri e varfër dhe ku administrimi i taksave mbetet në nivele të ulta.“Ne duhet të krijojmë prioritete për ekonominë si shoqëri. Në rast se ne synojmë që të krijojmë më shumë pasuri atëherë çelësi është një bazë e ulët fiskale, veçanërisht duke patur parasysh nivelin modest të administrimit fiskal. Ne mund t'i rrisim taksat t'i bëjmë dhe 20%. Por filozofia ishte shumë e mirë qoftë për qasjen e djathtë qoftë për atë të majtë. Sa kohë ne kemi problem me politikat e menaxhimit të brendshëm, nuk ia kthejmë dot qytetarit këto taksa të larta me shërbime dhe produkte publike dobiprurëse”Ndiqni të plotë emisionin "Ora Ekonomi", 6 tetor 2014