Greva e trenave bllokon miliona gjermanë, protestojnë për pagat
Gjermani- Greva e Sindikatës së Makinistëve të Gjermanisë për pagat dhe kushtet e punës ka shkaktuar probleme për miliona gjermanë.Edhe pse greva zgjati vetëm nëntë orë gjatë natës mes së martës e së mërkurës, duke përfunduar në orën 06:00 të mëngjesit.Më shumë shqetësime greva shkaktoi për udhëtarët e mëngjesit, si Jurgen Valter, i cili nuk shfaqi aspak simpati për makinistët."Unë jam në anën e Deutsche Bahn. Është e papranueshme që makinistët, që janë në minorancë, të shkaktojnë problem për miliona persona me kërkesat e tyre", tha Valter, në stacionin qendror të Mynihut.
Sindikata kërkon një rritje rroge prej 5% dhe shkurtimin me dy orë në javë të orëve të punës nga operatori shtetëror i hekurudhave.Gjithashtu në kërkesa është përfshirë edhe përfshirja e më shumë agjentëve të sigurisë dhe personel nëpër trena, çka refuzohet nga Deutsche Bahn.Sipas zëvendësdrejtorit të sindikatës, Lutc Shrajber, rreth 80% e udhëtimeve me tren u anulluan të martën në mbrëmje dhe përgjatë natës."Me siguri që greva ishte e sukseshme", tha Shrajber, i cili shtoi gjithashtu se do të kishte edhe greva të tjera në ditët në vazhdim.