BE: Korrupsioni, problem për anëtarësimin e Ballkanit në BE

Komisioni Evropian KE, ka deklaruar se korrupsioni dhe kufizimet e lirisë së mediave, janë problem për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Bashkimin Evropian BE.Kjo deklaratë vjen, sot, kur KE ka shpalosur raportet e progresit për vendet kandidate për anëtarësim në BE.Nota mjaft pozitive duket se ka marrë Serbia, e cila ka konfirmuar tashmë me nisjen e negociatave për antarësim se sheh nga Europa.Qeveria serbe vlerësohet për rolin aktiv që po luan në këtë drejtim, si dhe për bashkëpunimin rajonal dhe përkushtimin që po tregon për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, duke filluar me zbatimin e marrëveshjes në parim të arritur në vitin 2013.Vazhdon të mbetet e bllokuar gjendja e Maqedonisë. Raporti kritkikon veçanërisht kontrollin e shtetit ndaj medias, si dhe problemet e shumta në marrëdhëniet ndëretnike, që vijnë si rezultat i mos zbatimit të plotë i marrëveshjes së Ohrit.Nga ana tjetër, Komisioni Europian ka velrësuar disa hapa të rëndësishëm të ndërmarrë nga Turqia në 12 muajt e fundit, si reformat demokratike, planveprimi për ndalimin e shkeljes së konventës së të drejtave të njeriut si dhe ratifikimi i marrëveshjes së rinisjes së bisedimeve me Bashkimin Europian.Por raporti thumbon Turqinë për ligjet e reja të implementuara që kërcënojnë pavarësinë e sistemit gjyqsor dhe çensurimet e mediave sociale të kryera vitin e kaluar. Komisioni mendon se këto reforma cënojnë rrugën që ka ndërmarrë vendi.Ndërkohë që Mali i Zi vlerësohet se po bën përparime, duke zbatuar pika të rëndësishme të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe përpjekjet për të zgjidhur problemet në sistemin gjyqësor dhe administratën publike, komisioni ka dalë në përfundimin se Bosnje Hercegovina ka bërë shumë pak progres.Kjo për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga ana e liderëve politike të komuniteteve.