Fier, zgjatimi i bulevardit "Jakov Xoxa", pyeten qytetarët për projektin

Fier - Vazhdimësia e projektit për bulevardin "Jakov Xoxa", për t'u lidhur me daljen jugore të Fierit, do të marrë edhe mendimin e qytetarëve.Këta të fundit janë thirrur në bashki, për të renditur problemet, kryesisht për hapësirat publike përgjatë bulevardit, një segment i rëndësishëm, që lidh qendrën e qytetit me daljen jugore drejt Vlorës.Ndërsa detajet teknike i pasqyroi drejtoresha e Planifikimit të Territorit, Renilda Hysenaj.Ky projekt pret financimin nga qeveria shqiptare në muajin janar, kohë gjatë së cilës duhet të përfundojnë punimet në bulevardin "Jakov Xoxa"./nzh/oranews online/