Zbrazen oborret e shkollave në Lezhë, largohen tregtarët ambulantë
Lezhë - Policia bashkiake ka ndërhyrë dhe larguar të gjithë tregtarët ambulantë në Lezhë, nga oborret e shkollave.Një kërkesë e tillë ishte referuar prej më shume se 1 viti, por, reagimi i bashkisë erdhi vetëm në momentin kur Ministria e Arsimit lëshoi një urdhër të prerë ndaj vendorëve.Aksioni u përqëndrua fillimisht në oborrin e kompleksit të shkollave në lagjen “Besëlidhja”, ndërsa i njëjti veprim është kryer edhe në të gjitha shkollat 9-vjeçare të Lezhës.Konsideroheshin problematike për shkak se nuk garantonin sigurinë ushqimore, por megjithatë nuk përbënte asnjë shqetësim për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, Drejtorinë e Shëndetit Publik dhe Bashkinë e Lezhës.U desh urdhëri i Ministrisë së Arsimit që kërkonte reagim të menjëhershëm, që të ndërhyhej përfundimisht për heqjen e ambulantëve nga oborret e shkollave./nzh/oranews online/