Skandali me vizat gjermane në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2014, 16:30
Revista gjermane “Focus” ka paralajmëruar për numrin e nesërm publikimin e një skandali, në të cilin është përfshirë Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë. Sipas raportimeve nga mediat në Kosovë, skandali ka të bëjë me manipulimet që bëhen në lëshimin e vizave, ndërsa thuhet se është zbuluar nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë.Sipas të dhënave paraprake mendohet që Instituti Gëte lëshonte çertifikata të rreme të gjuhës gjermane për personat që kërkonin të pajiseshin me viza, çka ia lehtësonte punën.“Focus” është revista e tretë më e madhe në Gjermani, e botuar çdo javë në Mynih dhe e shpërndarë në të gjithë Gjermaninë.Oranews.tv