"Elbasan Arena" gati për 11 tetorin, inaugurohet me sfidën Shqipëri-Danimarkë
Elbasan – Stadiumi i ri "Elbasan Arena" do të jetë gati për 11 tetorin, kur do të luhet ndeshja Shqipëri -Danimarkë, e vlefshme për eliminatoret e Evropianit 2016.Tribuna Vip, dhoma për gazetarët, stolat, salla e internetit apo dhomat e zhveshjes për futbollistët pothuajse janë gati. Drejtori i stadiumit Dritan Kadia pohon se aktualisht po punohen vetëm detajet e fundit.Kuriozitetit për shitjen e biletave per ndëshjen e 11 tetorit, drejtori i stadiumit Dritan Kadia iu përgjigj.“Biletat do të shiten në mënyrë të organizuar në dy qytetet kryesore, në Tiranë dhe në Elbasan. Janë shitur edhe një pjesë e biletave për grupimet e tifozëve, ju është garantuar vendi i tyre. Ata kanë ardhur, kanë parë vendet ku do të ulen, janë duke punuar për koreografinë e cila do të ndezë atmosferën në fushë” - tha Kadia.Ndeshja e parë në "Elbasan Arena" me kapacitet 12 mijë vende, do të jetë ajo e Kombëtares sonë kundër Danimarkës, e vlefshme për eliminatoret e Evropianit 2016.Oranews.tv