Konfindustria-Qeverisë: Jo rritje në energji e taksa, përballojeni FMN-në
Tiranë - Biznesi i madh përsërit thirrjen drejtuar qeverisë për të mos rritur çmimin e energjisë elektrike, taksat apo tatimet për shqiptarët duke e paralajmëruar se një vendim i tillë do të sillte efekt boomerang për ekonominë e vendit.Konfindustria vlerëson se rritja e metejshme e taksave do të prodhonte pasoja të padëshirueshme në krijimin e kushteve për shtimin e metëjshëm të shmangies fiskale, uljes së të ardhurave në buxhetin e shtetit, goditjes së pjesës së ndershme të biznesit dhe qytetarëve, uljes së konkurencës së mallrave dhe shërbimeve vendore krahasimisht më të larta dhe shërbimet e importuara.Në mesin e debatit për këto cështje, Konfindustria i kërkon ekzekutivit që t’i bëjë ballë edhe trysnisë së FMN-së apo institucioneve të tjera me të cilat kemi marrëveshje ekonomike.Qeveria duhet të përballoje trysninë e mundshme në rradhë të parë të FMN-së, rrjedhim i marrëveshjes së fundit 2 palëshe, por dhe institucioneve ndërkombëtare partnere të tjera, për rritjen e taksave dhe tatimeve për vitin 2015 përfshirë rritjen e cmimit të energjise elektrike.Por veç kërkesës, Konfindustria ka edhe këshilla për qeverinë si të plotësojë rritjen e nevojshme të të ardhurave për buxhetin e vitit 2015. Për biznesin zgjidhja është mirëadministrimi fiscal të shoqëruar me paketa lehtësuese dhe luftë ndaj informalitetit.Ekonomia shqiptare me shmangie fiskale prej pothuaj 50% të PBB dhe vlerë absolute me të paktën 10 miliardë USD, jep mundësi të qarta për rritje të ardhurash në buxhet mbështetur vetëm në përmirësimin e miradministrimit nga institucionet shtetërore përgjegjëse shoqëruar me paketa fiskale lehtesuese.Konfindustria është duke përgatitur dhe do të paraqesë së shpejti para qeverisë dhe vendimarrjes politike propozimet e saj për paketen fiskale shoqëruese të projekt buxhetit 2015.Oranews.tv