Elbasan, mungojnë regjistrat në shkolla, vlerësimi për nxënësit ruhet në fletore

Elbasan - Viti i ri shkollor i gjen pa regjistra 115 shkolla  në rrethin e Elbasanit. Gjatë këtyre 2 javëve mesuesit po evidentojnë temat e programit dhe përgatitjet e nxënësve në fletore-regjistër.Sipas Jonida Cungut, kreu i Drejtorisë Arsimore në Elbasan vonesa lidhet me problemet që po hasen në sistemimin përfundimtar të nxënësve  dhe mësuesve të viteve të para.Mungesa të regjistrave në klasa ka edhe në Gramsh, Librazhd, Peqin, ndonëse MAS ka premtuar se furnizimi në qarkun e Elbasanit do të realizohet brenda pak ditëve.