Këshilli i Evropës, thirrje politikës për të ndryshuar Kodin Zgjedhor

Një vit nga zgjedhjet lokale, Këshilli i Europës i bën apel, klasës politike shqiptare, që të arrijë dialogun për të ndryshuar Kodin Zgjedhor.Në raportin përfundimtar të Ansablesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës për Shqipërinë, u bëhet thirrje forcave politike që të bien dakord edhe për reformat e tjera konsensuale në mënyrë që të zgjidhin, në rakordim me rekomandimet e Komisionit Europian për Demokraci (Komisionit të Venecias), shqetësimet dhe dyshimet e mbetura, për të shmangur dobësitë dhe problemet e mundshme gjatë procesit.Teksa KQZ-ja vijon punën vetëm me 4 anëtarë, KiE bën thirrje për një reformë që ta kthejë atë në një institucion të paanshëm elektroal"KiE vë në dukje se administrata e zgjedhjeve mbetet e ndarë sipas linjave partiake, ç’ka ndikon në efektivitetin dhe paanshmërinë e realizimit të zgjedhjeve kështu që rekomandohen reforma të mëtejshme në këtë aspekt për të siguruar një administratë të paanshme zgjedhore, thuhet në raport.Në vemendje të KiE është edhe ngritja e qendrave të numërimit të votave për të cilat vlerësohet se kanë krijuar zgjatje të afatit të numërimit të votave, që kanë ndikuar negativisht në perceptimet e opinionit publik për legjitimitetin e përfundimit të zgjedhjeve. Kështu që Asambleja rekomandon rritjen e konsiderueshme të numrit të qendrave të votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme.Megjithatë, KiE thekson se nuk mjaftojnë vetëm ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të zgjidhur problemet në realizimin e procesit zgjedhor. Kjo mund të arrihet vetëm nëse reformat zgjedhore shoqërohen me një ndryshim në sjelljen e aktorëve kryesorë politikë.Pas këtyre rekomandimeve, klasës politike shqitpare i vihet një tjeter detyrë, ajo reformë zgjedhore, për të cilën pak është folur deri më tani, edhe pse vitin e ardhshëm, Shqipëria do të përballet me zgjedhjet vendore.Oranews.tv