Madrid, protesta kundër Monarkisë, përleshje mes protestuesve dhe policisë

Demonstrata kundër Monarkisë në Madrid përfundoi në përleshje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Rreth 200 vetë ishin mbledhur në sheshin Sol në qendër të kryeqytetit spanjoll duke bërë thirrje që të ndryshohej kushtetuta e vendit dhe shfuqizohej monarkia.Dhjetra persona mbetën të plagosur ndërsa dy u arrestuan gjatë përleshjeve. Zërat për shfuqizimin e monarkisë dhe vendosjen e republikës janë shtuar shumë sidomos pas abdikimit të Mbretit Huan Karlos dhe ngjitjes në front ë djalit të tij, Filpit VI.Sipas sondazheve më të fundit 2/3 e spanjollëve do të ishin dakord që të mbahej një referendum për të vendosur nëse Spanja do të qednrojë monraki kushtetuese.Rritja e frymës anti monarki vjen në çastin më të papërshtatshëm për Spanjën, kur pak javë më parë nisi një betejë ligjore me krahinën autonome të Katalunjës, e cila kërkon të shpallë pavarësinë.