Peqin, regjistroi prona kundër ligjit, pranga punonjësit të Kadastrës

 Peqin-Policia ka ndaluar zyrtarin e zyrës së Kadastrës në Komunën Gjocaj Jemin Deja, dhe Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “arrest me burg” për zyrtarin.Jemin Deja është ndaluar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, pas ka regjistruar disa prona në kundërshtim me ligjin.Ndalimi i tij u bë nga Sektori Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Elbasanit në bashkëpunim me task forcën e Prokurorisë së Elbasanit.