Pranga ish-kreut të ALUIZNI-t Shkodër, Kastrati legalizoi pallatin 12 katësh

Shkodër -Besnik Kastrati, (ne foto) ish drejtori i zyrës së ALUIZNI-t Shkodër dhe Rudi Beci,  ish/Përgjegjës i Zyrës së Regjistrimeve, pranë ALUIZNIT, dega  Shkodër u arrestuan mbrëmjen e 2 tetorit. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.Sipas policisë së Shkodrës arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qenë në detyrat e përmenduara më sipër, kanë legalizuar një objekt 12 katësh në qytetin e Shkodrës dhe një objekt tjetër në Mjedë, në kundërshtim me ligjin.Materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.Dy drejtues të lartë kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, mbrëmjen e së enjtes, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.Sipas të dhënave nga hetimi i Prokurorisë, "Kastrati dhe Beci kanë kryer legalizime në disa objekte gjatë muajve gusht dhe shtator të vitit 2013-të. Legalizimi ishtë bërë për disa objekte të futur jashtë rradhë dhe në kundërshtim me ligjin.Në mënyrë të kundraligjshme të dy zyrtarët, gjatë shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë legalizuar disa objekte, ndër t'a edhe dy pallate shumëkatëshe," thuhet në njoftimin e prokurorisë.Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, gjykata ka vendosur masën “arrest me burg", dhe vendimi u ekzekutua nga forcat e policisë të qarkut Shkodër mbremjen e sotme (E Enjte, 02.10.2014).m.p/Oranews.tv