Mazhoranca përjashton dy kandidatët për anëtar të AMA-s

Mazhoranca në Komisioni e Medias ka përjashtuar në dy mbledhje të ditës së sotme, dy kandidatë të tjerë për anëtarë të Autoritetit të Medias Audiovizive.Ndriçim Mehmeti dhe Alketa Lamaj janë skualifkiuar nga lista e kandidatëve për të qenë pjesë e bordit të AMA.Gjatë ditë së djeshme, shumica përjashtoi edhe Marjana Çelën dhe Zhaklina Pedron.Një ditë më parë, Komisoni i Medias, me praninë e vetëm anëtarëve të mazhorancës, nisin shqyrtimin e kandidaturave për përzgjedhjen e anëtarëve të AMA-s, një proçes i bllokuar prej më shumë se dy vjetësh.Mazhoranca do të skualifikojë kanditatët e saj deri sa të arrijnë te numri 11, nga 26 që janë në total, e më pas komisioni do të votojë dy kandidatët e mbeshtetur prej saj.Sipas marrëveshjes, një nga anëtarët duhet të mbështetet nga opozita. Por demokratët vijonë bojkotin e Kuvendit, dhe nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Medias.