Dosjet e pronave tani të gjitha në një vend, AKKP ngre arkivën e saj
Tiranë – Zgjidhja e problemit të pronave kalon një etapë tjetër: Do të krijohet një arkivë unifikuar e këtyre dokumentave të pronave pranë AKKP-së në rang vendi, dokumenta që do të jepen nga Arkiva e shtetit për çdo qark.Është nënshkruar sot marrëveshja e bashkëpunimit midis Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave, si masë konkrete e zbatimit të planit të veprimit të miratuar nga Qeveria në lidhje me harmonizimin ligjor dhe zgjidhjen e problemit të pronave në vendin tonë.Burimet zyrtare bënë të ditur se me qëllim plotësimin e regjistrit themeltar të vendimmarrjes së kthimit dhe kompensimit të pronave dhe plotësimit të dokumentacionit përkatës, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave merr përsipër impenjimin për dorëzimin e të gjitha dosjeve të dokumentave arkivore të AKKP, të arkivuara gjatë viteve nga Zyrat Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në arkivat shtetëror vendore të qarqeve Elbasan, Durrës, Vlorë, Fier, me qëllim krijimin e një arkive të unifikuar të këtyre dokumentave pranë AKKP-së në rang vendi.Ky proces duhet të ishte realizuar që në vitin 2010 vit kur u krijuar Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave. Sot me nënshkrimin e kësaj marrëveshje AKKP-ja merr përsipër që 46916 dosjeve të identifikuara pranë arkivës së këtij institucioni ti shtohen edhe rreth 2500 dosje të ruajtura deri më sot në zyrat e arkivave vendore.ar.sh/Oranews.tv