Bajraba: Rritja e çmimit të energjisë, pasoja tek qytetarët

Tiranë - Eksperti i çështjeve sociale, Kosta Bajraba, ka deklaruar se rritja e çmimit të energjisë, do të ketë pasoja të drejtpërdrejta tek qytetarët.Gatë një interviste në RTV “Ora News”, përballë gazetarit Edvin Peçi, Bajraba tha se operatorët e e sistemit energjitik duhet të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për uljen e vjedhjeve dhe humbjen në rrjet. Sipas tij, një mundësi kjo për të shmangur rritjen e çmimit të energjisë elektrike, pa rënduar tek konsumatorët.“Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë në rajon. Rritja e çmimit të energjisë mund të ketë pasoja të rënda për cilësinë e jetës, prandaj qeveria ka hezituar deri tani të shprehet publikisht për rritjen e çmimit të energjisë, pavarsisht se FMN-ja bën presione që barra e rritjes së çmimit të energjisë të kalojë mbi konsumatorët familjarë edhe bizneset.Ndërsa qeveria edhe për shkak të detyrave politike dhe programore, por edhe për shkak të natyrës së saj si një qeveri e qendrës së majtë, kërkoi që barra të shpërndahet në mënyrën më proporcionale edhe brenda sistemit.Ka disa rezerva që mund të çojnë në shmangien e rritjes së çmimit të energjisë. Ne kemi vjedhje dhe humbje të jashtëzakoshme të energjisë. Humbasim rreth 200 milion euro në vit nga humbjet në rrjet. Në 5 vitet e fundit kemi humbur rreth 1 miliard dollarë, të barabarta me fondin e pensioneve.Të gjithë operatorët e sistemit të energjitik përpara se të kërkojnë rritjen e çmimit, duhet të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për uljen e vjedhjeve dhe për humbjeve në rrjet dhe të rrisin investimin në sektorin energjitik, të cilat janë në kuota shumë të ulëta” – tha Bajraba.Sipas ekspertit për çështjet sociale, skema e re e pensioneve pritet të sjellë ndryshime graduale në rritjen e pensioneve, ndërsa shtoi se rritja e tyre nuk mund të bëhet pa qënë në proporcion të drejtë më të ardhurat nga kontributet.“Skema e re e pensioneve pritet të sjellë ndryshime graduale në rritjen e pensioneve minimale, të cilat janë në kuota shumë të ulëta. Për më tepër në 4 apo 5 vitet e fundit janë konstatuar disa politika populiste për rritjen e pambështetur e të ardhurave nga kontributet.Përsëri rritja e çmimeve, - për shkak edhe të politikave ekonomike të gabuara, - ka qënë nga 2-5 herë më e madhe se sa rritja e pensioneve. Kështu që pensionistët kanë në gjëndje shumë të vështirë ekonomike dhe vazhdojnë me të njëtën vështirësi ekonomike, sepse masa aktuale e pensionit është larg minimumit jetik.Publiku duhet të jetë i qartë se nuk mund të ketë rritje të pensioneve, jashtë rritjeve të kontributeve për sigurimet shoqërore. Korrelacioni mes rritjes së të ardhurave nga kontributet dhe rritjes së pensioneve është rruga më e qëndrueshme. ” – u shpreh Bajraba.Bajraba theksoi se gjatë këtij viti nuk janë krijuar vende të reja pune, - pavarsisht se numri i të punësuarve ka kaluar shifren 1 milion, - por kjo ka ndodhur për shkak të formalizimit të tregut të punës.“Hapja e vendeve të reja të punës nuk është në pritshmëritë që do të donte publiku dhe vetë qeveria. Kjo ka një shpjegim. Në tremujorin e dytë të këtij viti, - gjithnjë sipas publikimeve zyrtare, - numri i të punësuarve në Shqipëri e kaloi 1 milion. Por që ka ardhur jo nga krijimi i vendeve të reja të punës, por ka ardhura më shumë për shkak formalizimit të tregut, të luftës kundër ekonomisë informale dhe punës informale” – tha Bajraba.