Itali, arrestohet 37-vjeçari vlonjat, i kapen 200 mijë euro drogë në bodrum
Itali- Një 37-vjeçar shqiptar nga Vlora ka rënë në prangat e policisë për trafik droge. Andrea Diamanti u arrestua në Montesilvano, pasi në bodrumin e banesës iu gjetën dhe sekuestruan 25.5 kg marijuanë e paketuar në 11 pako me nga 2 kg secila.Sipas policisë mësohet se lënda narkotike në vlerën prej 200 mijë euro ishte fshehur në një dollap metalik.Operacioni policor nisi në Chieti, në parkingun e Megalos, ku Andrea Diamanti kishte takuar një tregtar lokal të narkotikëve për të bërë pazar për shitjen e drogës që posedonte.Parkingu, ku duket se nuk është përdorur për shitje droge për konsumatorët, shfrytëzohej për kontakte furnizues-tregtar.37-vjeçari shqiptar bie dakord me tregtarin për çmimin dhe kthehet në Montesilvano, për ta paketuar për dorëzim dhe pastaj kthehet për ta shitur.Marrja e këtyre të dhënave i kanë shërbyer policisë për të mundësuar identifikimin e dyqanit ku do të shitej droga, si dhe vendbanimin e shqiptarit.Mëngjesine së hënës, 37-vjeçari niset për të përmbushur misionin. Fillimisht ai ndalon në një bar në Montesilvano. Gjatë kësaj kohe policia futet në banesë dhe sekuestron drogën.Nisur nga sasia e madhe e lëndës narkotike të sekuestruar, policia italiane thotë se sheshi i drogës nuk është i kufizuar vetëm në komunat e Pescarës, por shtrihet edhe në Chieti.Andrea Diamanti tashmë ndodhet në burgun e San Donatos në Pescara, ndërsa nga ana e policisë italiane vijojnë hetimet për të gjetur burimin kryesor të furnizimit si dhe personat e tjerë të përfshirë në rrjet.