Dogjani zyrtarisht i PD-së: Zgjedhjet në Këshillin Kombëtar, transparente

Tiranë - Asllan Dogjani, anëtari i ri i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike, ka vlerësuar procesin zgjedhorë, si transparent dhe korrekt.Në një intervistë në RTV “Ora News”, me gazetarin Edvin Peçi, Dogjani iu referua eksperiencës së tijë si ish-deputet dhe anëtarë i forumeve të Partisë Socialiste, ku tha se Partia Demokratike, është një forcë e hapur, ndryshe nga forca politike që ai rrjedh, ku sipas tij nëpërkëmbëshin vlerat dhe parimet.“Aktualisht unë i bie që të bëj dhe një farë krahasimi, pasi unë kam qënë deputet i Partisë Socialiste dhe të them të drejtën shof një ndryshim shumë të madh, në krahasim me zgjedhjet që janë bërë deri më sot. Unë mund të them që këto zgjedhje ishin zgjedhjet më të mira, të zhvilluara ndonjëherë, - jo vetëm brenda partive politike, por edhe në zgjedhjet e përgjithshme apo të pushtetit vendor.E them këtë me bindje, pasi për 2 ditë të Kuvendit kanë votuar në mënyrë të lirë, pa u ndikuar nga askush. Kjo ka ardhur edhe si rezultat i sjelljeve që janë bërë në parti. Ato zgjedhje kanë çuar aty, që të kishin dje zgjedhje shumë transparente, shumë korrekte. Duhet të them që është një hap i mirë i Partisë Demokratike, pasi atë që do të bësh sot në opozitë, do ta reflektosh nesër në qeveri. E them këtë bej krahasimet.Në kohën që kam qënë të Partia Socialiste kam parë, - pikërisht kjo ka qënë dhe arsyeja e që unë kam pasur konflikte, mungesa e mosrrespektimit të vlerave, të parimeve dhe e votës së lirë. Duke parë zgjedhjet që janë bërë në kampin e Partisë Socialiste, edhe sot ato ndikojnë në qeverisje. Pra qeverisja sot bëhet nga një individ. Ashtu si edhe bëheshin emërime në PS-së dje, ashtu bëhen dhe sot” – tha Dogjani.Asallan Dogjani, tha se që nga viti 2013, është divorcuar totalisht nga të gjitha forumet socialiste.“Jam shkëputur nga Asambleja e Partisë Socialiste, nga të gjitha funksionet. Unë kam qënë demokrat, jam demokrat dhe do të punoj për Partinë Demokratike” – deklaroi Dogjani.Dogjani: Reformimi i brendshëm, rruga e duhur e PDNdërkohë Dogjani tha se Partia Demokratike po dëshmon çdo ditë seriozitet, çka e bën këtë parti alternative qeverisëse nesër.“Kritika mund të ketë gjithmonë, njerëzit kërkojnë tek vetja, por edhe tek të tjerët. Do të bëj një krahasim, në vitin 2005 nga zgjedhjet, shkojë të zyrat e PS-së dhe gjeje vetëm rojet, pas një viti, - që në një farë mënyrë është shok humbja e Partisë Demokratike, - PD është riorganizuar. Janë bërë seksionet, grupseksionet dhe u arrit të zgjidhet edhe Kuvendi me anëtarët e Këshillit Kombëtarë.Unë mendoj që rruga në të cilën është nisur, organizimi dhe riorganizmi kaq i shpejtë, është rruga e duhur e PD-së, jo vetëm për të ardhur në pushtet, por edhe për të bërë edhe punën e opozitës. Kur nuk gjen rrugë për të bërë opozitë në parlamet, ka rrugë të tjera.Unë kam qënë kundër bojkotit të Partisë Socialiste në kohën që u bë. Por nuk ke rrugë tjetër. Sot nuk është kauza që kishte dje Partia Socialiste, sot është një kauzë që përdoret dhunë në parlament. Që sot në këto moment mazhorancë është opozita, sepse i gjithë populli është me opozitën” – theksoi Dogjani.Gjatë intervistës, Dogjani u ndal tek premtimet e bëra nga Partia Socialiste në fushatën zgjedhjeve të 23 qershorit, ku tha se nuk është realizuar asgjë, por ndërhyrje sipërfaqësore, për të larguar vëmendjen e opinionit publik nga varfëria.“Qenia si anëtarë i Këshilit Kombëtarë të Partisë Demokratike unë e shoh si një mundësi më shumë, për të reaguar ndaj padrejtësive, për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptar, për të reaguar ndaj keqqeverisjes. Për të punuar me anëtarë të Këshillit Kombëtarë kundër mashtrimeve të kësaj qeverie, të cilat u premtuan gjatë fushatës që do të bëhen shumë gjëra, por në fakt nuk po bëhet asgjë.Po bëhen disa gjëra sipërfaqësore për të tërhequr vemendjen e opinionit publik nga varfëria, mungesa e zhvillimit ekonomik, papunësia, mungesa e rendit dhe sigurisë publike, etj. Ne na bashkon lufta kundër mashtrimeve. E them kundër mashtrimeve elektorale, në na bashkon lufta kundër varfërisë, ne na bashkon lufta për një sistem shëndetësor falas. Po të shkojmë sot në Spitalin ushtarak, apo në spitalet e tjera, hajde shkojmë sot në farmaci kanë ndryshuar çmimet. Shiko problemet e rendit dhe të sigurisë.Sot po instalohet një regjim diktaturë, e them me bindje dhe sinqeritet, sepse i shoh konkretisht. Unë jam një qytetar i thjeshtë, që lëviz dhe kam kontakte me qytetarë dhe marr informacione të përditshme” – u shpreh Dogjani.Intervista e plotë e Asllan Dogjanit në Ora News