Në nëntor fati i Çamërisë në histori, Nikolla: I kemi nisur variantin Greqisë

Tiranë- Takimi i nëntorit midis Greqisë dhe Shqipërisë do të vendosë fatin e Çamërisë dhe të Vorio-Epirit në tekstet shkollore të 2 vendeve.Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, duke iu përgjigjur interesit të Ora News për këtë çështje tha se deri më tani asgjë nuk është vendosur mbi modalitetet,sidmos në lëndët histori-gjeografi.“Grupet e punës janë ngritur. Ne kemi qenë të parët që kemi çuar pranë institucioneve përkatëse greke ftesën dhe me emrat e të gjithë grupeve të punës po ecim në këtë drejtim. Në muajin nëntor ato do të kenë disa takime të përbashkëta për të avancuar dhe për të mundësuar gjithçka që duhet dhe është e nevojshme për të përmirësuar”.Nikolla zbuloi faktin se ka qenë pala shqiptare që ka hedhur hapin e parë dhe se çdo veprim ka në bazë fqinjësinë e mirë.nikolla per tekstet“ Sigurisht për tekstin që ju pyesni në takimin që ne kemi pasur në Greqi me homologun grek, kemi rënë dakord që do të ecim në këtë rrugë për të mundësuar për fëmijët shqiptarë, ata minoritarë këtej dhe andej kufirit tekste që ofrojnë mundësinë e kësaj pamje të re. E mundësive në respekt të fqinjësisë së mirë dhe të gjithë parimeve që Europa na fton që ti kultivojmë në arsimin parauniversitar”.Çështja u ndez disa ditë më parë, pas një debati në parlamentin grek. 2 deputetë helenë kërkuan interpelancë me Ministrinë e Arsimit të Greqisë, duke shprehur shqetësimin se Shqipëria nuk e ka respektuar marrëveshjen me Greqinë për heqjen e disa referencave në librat e Gjeografisë, apo ato të Historisë ku Çamëria është quajtur si një krahinë shqiptare në Greqi.Pala greke tha se ka vepruar menjëherë sipas marrëveshjes së marsit të këtij viti mes dy vendeve, duke hequr nga historia reale, thonë deputetët grekë, helenizmin vorio-epiriot, nga lashtësia deri në ditët e sotme.