INUK i prishi banesën, familja me tre fëmijë ngre çadrën në germadhat e shtëpisë

Pogradec - Aksioni i INUK për prishjen e ndërtimeve pa leje përveç germadhave ka lënë pas edhe familje pa strehe. E tillë është edhe familja e Erjon Bashallit nga Lini i Pogradecit.Tashmë familja Bashalli e përbërë nga 5 anëtarë, - 3 femijë dhe 2 prindërit, - ka gjetur si alternativë për t’u strehuar, ngritjen e çadrave, pikerisht pranë germadhave të shtëpisë së prishur.Kryefamiljari Erjon Bashalli tregon se fëmijët po përjetojnë të ftohtin si pasojë e temperaturave të ulta gjatë natës buzë liqenit të Pogradecit, ku është vendosur edhe çadra.Erjoni është i vetdijshëm që nuk i kishte të plota letrat e banesës dhe se ajo ishte në proces legalizimi, por ai shton se Aluizni nuk i kishte kthyer kurrë përgjigje negative.Gjykata mbetet rruga e vetme për familjen Bashalli, por edhe asaj nuk mund t'i drejtohet për shkak të mospërballimit të shpenzimeve.Shtëpia që ata kishin, ishte ndertuar me të ardhurat që Erjoni dhe bashkëshortja e tij, kishin siguruar në emigracion në Greqi.Pasi kjo e fundit u përfshi nga kriza, i detyroi ata u rikthyen në atdhe dhe me kursimet e tyre ndërtuan edhe banesën që INUK ia prishi pak ditë më parë, duke i lënë së bashku me tre fëmijët e vegjël, pa strehë mbi kokë.