Ujërat e zeza "përfshijnë" Currilat, tubacionet e çara, 3 metra larg banesës

Durrës - Mjedisi në zonën e Currilave vijon të degradohet, pas çarjes së tubacionit të ujërave të zeza gjatë ditëve të fundit.Ujërat e zeza po derdhen direkt në oborret e banesave, në siperfaqen e rërës dhe bregdet.Banorët e zonës me të drejtë paralajmërojnë mundësinë e shpërthimit të ndonjë sëmundje infective, nga ujërat e zeza në derë të shtëpisë.Zona e Currilave, dikur një nga me tërheqëse për vizitorët, sot është kthyer në një geto turistike.