FOTOLAJM/ Në Kaliforni edhe qentë bëjnë serf dhe garë të fortë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2014, 17:30
Të dielën u mbajt në Kaliforni kampionati i gjashtë i serfit për qentë në plazhin Hangtington në jug të Kalifornisë.Në kompeticionin e këtij viti, qentë garuan të ndarë në tre kategori, sipas peshës: extra large, large dhe medium.Gjithashtu u zhvilluan gara dyshe, me qentë dhe të zotët e tyre. Qentë garues u vlerësuan për aftësitë që treguan, kohëzgjatjen e lundrimit mbi ujë dhe vetëbesimin që tregonin gjatë kryerjes së xhiros së tyre.Fituesit e garës dyshe u shpallën Bono, një qen Labrador dhe pronari i tij, Ivan. Gara e sërfit ishte eventi përmbyllës i një javë të mbushur me aktivitete për qentë të zhvilluar në plazhin e famshëm të Kalifornisë.
