Vëmendje për trashëgiminë kulturore, bazilika byzantine e Linit, pa tabela orientuese

Korçë - Për të risjellë në kujtesë se jemi një vend me trashëgimi të pasur Kulturore, Drejtoria e Monumenteve të Kulturës në Korçë, është fokusuar te bazilika e Linit, një nga më të vjetrat në Shqipëri dhe në gjendje më të mirë aktualisht.Për ta sjellë në vëmendjen e brezave të rinj, janë organizuar që fëmijët e shkollave të marrin në kujdestari mirmbajtjen e monumenteve të kulturës.Bazilika e Linit u zbulua në vitin 1967 nga një ekspeditë e muzeut të Pogradecit, ajo rezulton të jetë ndërtuar që në kohën e perandorit bizantin Justinianit.Por në bazilikën mbi 1500 vjeçare mungojnë tabelat orientuese dhe shpjeguese, dygjuhëshe, për vizitorët vendas edhe të huaj.Arkeologu Florenc Cenolli shprehet se ka gati projektin, por për konkretizimin e tij ka munguar mbështetja finaciare.