Cameron modern dhe konservator: S’mërzitem nëse dy meshkuj puthen në park

Britani e Madhe-Gjatë një konference të Partisë Konservatore, kryeministri britanik shfrytëzoi vëmendjen e medias për të dhënë një pamje moderne të tij dhe partisë, e cila ka pësuar ditët e fundit dy largime drejt nacionalistëvetë UKIP.I pyetur nga gazetarët se si do të ndihej po të shihte dy meshkuj në park duke u puthur, Cameron u përgjigj:"Nuk ka asgjë të keqe… Mendoj se meshkujt duhet të jenë në gjendje të martohen me njëri-tjetrin dhe femrat me njëra-tjetrën. Unë mund ta puth bashkëshorten time në publik, kështu që nuk mendoj pse të tjerët nuk mund të puthen me partnerët e tyre".Cameron shfaqi edhe anën e tij konservatore, kur pranoi se nëpër shkollat britanike fëmijëve duhet të mësojnë nëpër shkolla sistemin perandorak me paund, ounz dhe jardë, e jo kilogramët dhe kilometrat.Katër dekada pasi sistemi metrik ka zëvendësuar atë perandorak në kurrikulumet shtetërore, Kryeministri do të preferonte që të kthehej sistemi i vjetër."Mendoj se do të ishte më mirë të përdorim pundët dhe ounzet".