Lezhë, ndihma për të verbërit, ushqime për shtresat në nevojë

Lezhë-Qendra e të drejtave të njeriut ka dhënë ndihma për personat e verbër dhe qendrën e zhvillimit ditor në Lezhë. Ndihmat vijnë në një kohë që vetë kjo kategori kërkon një vëmendje më të madhe ndaj tyre, por edhe ndaj shtresave me probleme sociale.Kreu i ndihmës ekonomike dhe shërbimeve sociale në bashkinë e Lezhës, Kastriot Kodheli, pranon që personat me probleme shikimi duhen ndihmuar, por pa përcaktuar nëse kjo Drejtori mund t'i mbështesë pa ndihmën e të tjerëve.Ndihma e mundësuar nga qendra e të drejtave të njeriut që konsistonte në ushqime dhe veshmbathje ka përfshirë edhe familjet e ngujuara në zonën e Lezhës.