Rama dhe Kryemadhi në Lezhë: Do investojmë aq sa s’është bërë në 20 vjet
Lezhë- “ Do të bëjmë për Lezhën aq sa nuk është bërë në 20 vjet”. Ky ka qenë premtimi i kryeministrit Edi Rama në turin për “Rilindjen e qyteteve”, duke e konsideruar si fillimin e kthimit të dinjitetit për qytetet e Shqipërisë.“Jemi në kushtet kur po fillon një transformim nga themelet i një zone që është shumë më e gjerë se qyteti aktual i Lezhës. Që do të jetë nesër, duke filluar nga viti i ardshëm, Bashkia e re e Lezhës, por që nuk mund të përfytyrohet se mund të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme nga qëndra e vet”.Për deputeten e këtij qarku, Monika Kryemadhi, Lezha dhe gjithë vendi do ti nënshtrohen investimeve transformuese.
“Kam një eksperiencë jashtëzakonisht të mirë me Rama kur unë kam qenë deputete e Kombinatit në kryeqytet dhe ai ka qenë Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe di të them që brenda një viti, në një zonë të harruar, në një zonë ku mungonte uji, rrugët, energjia elektrike, qendrat shëndetësore, shkollat, kopshtet, bëri një transformim të jashtëzakonshëm, të cilën edhe sot e kësaj dite, pas 12 vjetësh, edhe populli e mban mend.Unë jam e bindur që sot do të kemi mundësinë të bëjmë dyfishin apo të trefishin e asaj që kemi bërë në Kombinat, sepse me të vërtetë janë, jo vetëm resurset e qytetit të Lezhës, por është edhe dëshira e mirë, është edhe përgjegjshmëria që ka Kryeministrit i sotëm për ta bërë, sepse ky vend e meriton”, tha Kryemadhi.Në Lezhë ka nisur ndërhyrja për hyrjen e re të qytetit, sistemimin e qendrës dhe ndërtimin e shëtitores pranë lumit Drin, të cilat pritet të përfundojnë brenda këtij viti.Foto nga projekti

