Weber: Sjellja e qeverisë jo në përputhje me modelin europian

Tiranë- Kryetari i grupimit të Partive Popullore në Parlamentin Europian, Manfred Weber, është shprehur i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri.Pas një takimi të zhvilluar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Weber e ka cilësuar sjelljen e mazhorancës si anti-europiane, që cënon parimet demokratike."Shqipëria është një shtet europian, është pjesë e familjes tonë. Ne duam ta ndihmojmë Shqipërinë të ndërtojë standarte të forta demokratike. Pas takimitt që zhvillova me liderin e opozitës, më duhet të them me sinqeritet, që jam pak i shqetësuar.Sjella e qeverisë socialiste nuk është një sjellje në përputhje me modelin europian për respektimin e parimeve demokratike, për respektimin e vendimeve të Gjykatave. Kjo situatë krijon shqetësim për të ardhmen.Unë i bëj thirrje të gjitha partive, por kryesisht qverisë, që të respektojë parimet demokratike dhe veçanërisht vendimet e Gjykatave. Kjo është e vetmja rrugë përpara. Duhet garanci të qartë për respektimin e parimeve dhe rregullave për të thithur investime."Pyetjes se kjo situatë mund të sjellë një ngadalësim të procesit për hapjen e negociatave për anëtarësim, Weber dha këtë përgjigje:"Absolutisht po. Ka shumë probleme për kredibilitetin demokratik të Shqipërisë në tryezë. Së pari, duhet të zgjidhen dhe të qartësohen problemet dhe pastaj, mund të ecet përpara".Kryetari i grupimit të Partive Popullore në Parlamentin Europian, tha se duhen garanci të qartë për respektimin e parimeve dhe rregullave, që vendi të ecë përpara, por dhe të mundësojë thithjen e investimeve.Basha në Bruksel: Kursi i qeverisë i kundërt me atë që pret BESot takova kryetarin e ri të grupit parlamentar më të madh të Parlamentit Europian të PPE, Weber ku ne bëjmë pjesë, për ta informuar mbi gjendjen në Shqipëri. Shqetësimet që ndava me të janë të njohura për PPE, për Parlamentin Europian, madje edhe për europarlamentarët e majtë. Janë shqetësime që kanë të bëjnë me regresin që Shqipëria po bën në fushën e demokracisë, shtetit ligjor, të drejtave të njeriut.Është një kurs krejtësisht i kundërt me atë që priste BE, pas marrjes së statusit kandidat, është një kurs i rrezikshëm për Shqipërinë dhe unë e informova për vendosmërinë e PD, të opozitës shqiptare, që së bashku me qytetarët shqiptarë të bëjnë gjithçka për të ndalur këtë revansh antidemokratik që cënon jo vetëm arritjet e deritanishme të Shqipërisë por edhe ato që dëshiron çdo shqiptar, rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt integrimit europian.Çifti Rama-Meta, kanë braktisur totalisht axhendën europiane Çifti Rama-Meta, pas marrjes së statusit duket se ka braktisur totalisht axhendën europiane dhe i është përkushtuar një axhende oligarkike e cila jo vetëm nuk shfrytëzon mundësitë e Shqipërisë për të ecur përpara por po zhbën edhe arritjet që çuan tek marrja e statusit.Ka provokuar një krizë parlamentare përmes shkeljes së Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që i japin opozitës parlamentare të drejtën e komisioneve hetimore parlamentare, për transparencë dhe llogaridhënie të ekzekutivit para qytetarëve shqiptarë dhe së fundmi ka dhunuar fjalën e lirë, opozitën në Parlament përmes një grupi të strukturuar dhune të përbërë nga deputetë me precedentë kriminalë të cilët janë zgjedhur enkas nga Rama dhe janë futur në Parlament, pikërisht që të bëjnë “xhandarin” kundër fjalës së lirë.Dyshja Rama-Meta ka instaluar konfliktualitetin më të egër në 23 vite të Shqipërisë pluraliste, ka goditur shtyllat e demokracisë, ka asgjësuar bashkëjetesën demokratike përmes përpjekjes për ta nxjerrë opozitën jashtë Parlamentit, ku në fakt në këtë mënyrë ka nxjerrë Parlamentin jashtë sistemit dhe vazhdon të promovojë gjuhën e konfliktit, të dhunës.Shikoni se ç’bën në Kavajë, me rrëzimin e monumentit të demokracisë, ditën kur ndodh Dialogu i Nivelit të Lartë! Edi Rama ndryshe flet në konferencë për shtyp, ndryshe flet me vepra, duke shkatërruar simbolin e lirisë dhe demokracisë për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për demokratët.